Monitor – “Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune në 7 vite, më dobët se gjithë rajoni, kurse Maqedonia 103 mijë “

vende-pune-per-1000-banore

“Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor 2010-2017. Për të njëjtën periudhë, Maqedonia shtoi 103 mijë vende pune, ndërsa Kosova 85 mijë, bëhet e ditur në raportin e RCC. Një gjetje interesante që merr parasysh raporti është ai i forcës së punës se kualifikuar që është shtuar këto vite në Ballkanin Perëndimor e që llogaritet në gjysmë milioni. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20 për qind çka thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1000 banorë”.

http://www.monitor.al/shqiperia-hapi-vetem-28-mije-vende-pune-ne-7-vite-dobet-se-gjithe-rajoni-kurse-maqedonia-103-mije/