Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme, përmes një konference, që duke filluar nga nesër, biznesi i vogël dhe i mesëm do të protestojë. “Kemi bërë thirrje për grevë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites, forma e së cilës do të jetë me ulje qepenësh. Kryefjala e protestës sonë është përfshirja në TVSH e biznesit të vogël, e cila pati efekte gjatë këtij viti. Nga janari deri në fund të nëntorit falimentuan plot 13 mijë biznese të vogla”- bëri me dije Bujar Muça, nënkryetar i Shoqatës.