Monitor – Qeveria kursen 5 milionë euro nga fondet e ndihmës ekonomike në 6-mujorin e parë

euro-300x169

Në gjashtëmujorin e parë të vitit qeveria ka kursyer 654 milionë lekë (5 milionë euro) nga fondet e programuara të ndihmës ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare ulja e shpenzimeve buxhetore në këtë zë erdhi për shkak të reformimit të skemës së ndihmës. Familjet dhe individët që përfitojnë ndihmën selektohen sipas një formule të re pikëzimi, e cila hyri në fuqi këtë vit. Reforma synon që ndihma ekonomike të përfitohet nga 10 për qind e popullsisë në ekstremin e poshtëm të varfërisë. Deri me 2016 ishin të përfshira 180 mijë familje në skemë, por me aplikimin e skemës së re numri i tyre do të jetë shumë më i ulët.

http://www.monitor.al/qeveria-kursen-5-milione-euro-nga-fondet-e-ndihmes-ekonomike-ne-6-mujorin-e-pare/