Monitor – Projekti pilot në shkolla, Ministria e Bujqësisë: Fruta falas për nxënësit

projekti

Një projekt i ri i iniciuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka për qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve të grupmoshave 7-15 vjeç, në konsumin e ushqimeve natyrale. Në vijim të praktikave dhe programeve që lidhen me sigurinë ushqimore në shkolla, ministria me mbështetjen e organizatës “World Vision” nisën projektin “Fruta të freskëta në shkollë”, i cili bën të mundur që fëmijët e shkollave të ndryshme 9-vjeçare të konsumojnë të paktën dy herë në javë fruta të sezonit.

http://www.monitor.al/projekti-pilot-ne-shkolla-ministria-e-bujqesise-fruta-falas-per-nxenesit/