Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në mbrëmjen e 22 nëntorit në parim projektbuxhetin e vitit 2019. Pro buxhetit 2019 votuan 77 deputetë, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim, teksa paradite në një takim të posaçëm e cilësoi atë si buxhetin e krizës. Fondi për ndihmën ekonomike mbetet i pandryshuar në 20.5 miliardë lekë, ndërsa këtë vit është shtuar dhe bonusi i bebeve prej 2 miliardë lekësh.