Monitor – Kuksianët nuk vënë dorë te gratë, por mbajnë vendin e parë për dhunën ndaj fëmijëve

dhuna-e-femijeve

Gratë dhe fëmijët janë grupet më të prekura kur bëhet fjalë për dhunën në familje. Në Shqipëri sipas INSTAT, qarku i Kukësit ka % më të lartë të fëmijëve të dhunuar në raport të totali të të dhunuarve për secilin qark. Fëmijët e dhunuar në qarkun Kukës zinin një peshë prej 25% ndaj totalit të të dhunuarve. Në rang vendi, në totalin e të dhunuarve, fëmijët zinin rreth 6.2% të rasteve të denoncuara të dhunës. Tirana renditet e dyta pas Kukësit, ku fëmijët e dhunuar zinin 7.8% të totalit, pasuar nga Korça ku fëmijët e dhunuar ishin sa 6.9% e totalit. Përqindjen më të ulët të fëmijëve të dhunuar në raport me totalin e kanë qarqet e Durrësit, Dibrës dhe Beratit.

http://www.monitor.al/kuksianet-nuk-vene-dore-te-grate-por-mbajne-vendin-e-pare-per-dhunen-ndaj-femijeve/