Monitor – Ku është më vështirë të jetojnë fëmijët? Indeksi, Shqipëria e fundit në rajon

indeksi-femijet-2018-1

Në Shqipëri, 5.1 % e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç kanë punuar, gjatë viteve 2012-2017. Ndërkohë, në po të njëjtën periudhë 23 % e fëmijëve 0-4 vjeç janë të kequshqyer dhe të uritur, 13.5 % e nën 5 vjeç është norma e vdekshmërisë foshnjore për 1000 lindje, 6.5 % e vajzave të mitura martohen, 21.8 % prej tyre bëjnë një fëmijë dhe 1.4 % është norma vrasjes së fëmijëve nga 0-18 vjeç, për 100 mijë të tillë. Këto statistika, të përpunuara nga raporti më i fundit “Save the children’ nxjerr në dritë vështirësitë e të jetuarit dhe të qenit një fëmijë në vendin tonë. Sipas renditjes globale prej 175 shteteve për 2018, Shqipëria renditet e 77-ta, e fundit në rajon dhe parafundit në Europë.

http://www.monitor.al/indeksi-shqiperia-e-fundit-ne-rajon/