Monitor – KLSH: Skema e ndihmës ekonomike nuk është efektive për zbutjen e varfërisë

ndihma-ekonomike2-765x383

Në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga auditimi i Kontrollit të Lartë i Shtetit e cila ka kryer auditimin në Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkinë Fier, Tiranë dhe Vlorë. Sipas KLSH, skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema. KLSH thekson nevojën për përditësimin e hartës së varfërisë në nivel kombëtar.

http://www.scan-tv.com/klsh-skema-e-ndihmes-ekonomike-nuk-eshte-efektive-per-zbutjen-e-varferise/