Monitor – Italia 5 milion euro kredi të butë për arsimin profesional në Shqipëri dhe inovacionin

arsim-profesional-300x150

Qeveria italiane do të akordojë 5 milion euro kredi të butë për arsimin profesional në Shqipëri dhe inovacionin. Në bazë të kushteve dhe afateve të përcaktuara në këtë Marrëveshje Financiare bëhet fjalë për 5 milion euro, me një kohëzgjatje rreth 22 vjet. Marrëveshja parashikon që kjo kredi do të ndahet në katër komponentë: 1.26 milionë euro do të synojnë financimin e rehabilitimit dhe ndërtimit të infrastrukturës; 2.24 milionë euro që synojnë financimin e laboratorëve dhe pajisjeve; 1.33 milionë euro, synojnë financimin e asistencës teknike institucionale; dhe 162 mijë euro për asistencë ndaj MMSR.

http://www.monitor.al/italia-5-milion-euro-kredi-te-bute-per-arsimin-profesional-ne-shqiperi-dhe-inovacionin/