Raporti i Ligjit dhe Rendi Global i Gallup-it 2018 u ofron udhëheqësve një përditësim mbi progresin që vendet po bëjnë drejt arritjes së Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara “Për promovimin e shoqërive të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse”. Sipas Indeksit, Shqipëria renditet e 78-a në botë për sigurinë. Sa më i lartë rezultati, aq më e lartë është përqindja e popullsisë që raporton se ndihet e sigurt. Ne jemi të fundit në Ballkan me rezultatin më të ulët. Në këtë listë kryeson Serbia e 82, Bosnja e Hercegovina e 80-a, Mali i Zi i 79-ti. Rezultati i indeksit për botën në 2017 ishte 81 nga 100 e mundshme.