Indeksi Global i Inovacionit është një publikim i përvitshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Shqipëria është renditur e 83-ta mes 126 vendeve në Indeksin Global të Inovacionit duke u ngjitur me 10 vende në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 93. Por pavarësisht këtij përmirësimi duket se vendi ynë ende mbetet larg disa prej vendeve kyçe të rajonit si Mali i Zi që renditet i 52-i, Kroacia në vendin e 41, Serbia në vendin 55. Maqedonia renditet në vendin e 84.