Monitor – FMN kritikon Shqipërinë: Borxhe dhe kredi me probleme të larta, mjedis i vështirë për biznesin, jo përjashtime tatimore

fmn

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka dhënë konkluzionet e raportit të parë të programit të post monitorimit për Shqipërinë. Raporti, ndonëse konstaton rritje ekonomike, është mjaft kritik dhe e vë theksin te niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme që vijojnë të mbeten ende të larta pavarësisht uljes, akumulimit të detyrimeve të reja të prapambetura, dobësive të institucioneve publike dhe sistemit gjyqësor dhe një mjedisi të vështirë për biznesin.