Monitor – Fermë akuaponi në Karavasta, projekti 5 milionë euro do rrisë peshq dhe bimë njëkohësisht

akuap

A e dini se çfarë është një fermë akuaponi? Është një lloj ferme e cila kombinon dy sisteme: akuakulturën (rritjen e kërmijve, peshqve, karavidheve në vaska) dhe hidroponinë (kultivimin e bimëve në ujë) në një të vetme. Ky lloj sistemi konsiderohet si inovator dhe ka një përhapje jo masive por një projekt konkret ka mbërritur tashme pranë institucioneve shqiptare për një fermë të ngjashme akuaponike në Karavasta. Komiteti i Investimeve Strategjike madje I ka dhënë statusin e investimit strategjik për një periudhë dy vjeçare.

http://www.monitor.al/ferme-akuaponi-ne-karavasta-projekti-5-milione-euro-rrise-peshq-dhe-bime-njekohesisht/