Britania do të dyfishojë fondet që u ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor në 80 milionë funte (106.06 milionë dollarë), si dhe po përgatit ngritjen e numrit të personelit të sigurisë në rajon që të përpiqen të luftojnë krimin e organizuar. Ky financim do të përfshijë gjithashtu ngritjen e kapaciteteve dixhitale të rajonit dhe trajnim të fëmijëve në shkolla në teknologji.