Qytetarët e Korçës, Vorës dhe Poliçanit janë më të kënaqurit në rang vendi me shërbimet që marrin prej bashkive të tyre. Indeksi i kënaqësisë qytetarë u mat nga një anketim që aktivizoi PNUD nëpërmjet projektit STAR në kuadër të matjes së eficencës së njësive të reja të pushtetit vendor që dolën pas reformës territoriale.