“Mami, po unë pse nuk eci?”

20394724_10210116373652962_638571792_o

“Mami, po unë pse nuk eci?”- kjo është pyetja më e shpeshtë që Arta i bën të ëmës, Florinës. Arta është 7 vjeçe dhe mund të ecë vetëm nëse mbahet tek mami. Kur mami nuk është ajo duhet të tërheqë këmbët në tokë. Arta sybukur, ishte vetëm 2 muajshe e gjysmë kur kaloi temperaturë të lartë. Prindërit e dërguan menjëherë në spital. “I bëmë gjithë ato vizita dhe doktorët thanë që goca kishte paralizë cerebrale”, – tregon Florina.  

Vitet kaluan dhe Arta u rrit pa mundur të ecë kurrë ndonëse kjo është ëndrra e saj e vetme. Florina tregon se ajo i kërkon ta shëtisë gjatë gjithë kohës. Pa krahun e saj Arta nuk bën dot. Ato të dyja janë shumë të lidhura. Vitin që shkoi, Arta filloi shkollën. Florina e përcillte dhe e merrte çdo ditë. E mbaja për dore dhe kur lodhej e merrja në krahë.”– thotë Florina. Arta nuk mundi të përparonte në mësime  si shokët. Nuk shkruante dot sepse dora i lodhej shpejt. 7-vjeçarja nuk del të luajë me shoqet. Miket e saj të vetme janë kukullat. Ato i merr, i afron nga vetja dhe luan.

Arta nuk ka mundur të marrë kurrë shërbimet që i nevojiten. E vogla ka nevojë për fizioterapi. Arta nuk ka mundur të ketë kurrë një karrige të përshtatshme për gjendjen e saj. Ata jetojnë në një dhomë të vetme, në shtëpinë që e kanë ndarë në pjesë me gjyshen dhe xhaxhain e vogël të Artës. I vetmi që punon në shtëpi është babai I Artës. Ai shkon në Greqi, sa herë mundet. E ëma, Florina, nuk ka punuar kurrë. E vetmja qendër kur Arta mund të marrë shërbimet për të cilat ka nevojë është në qendër të Librazhdit. FLorinës i duhet ta mbajë në krahë për rreth një orë. Ajo tregon se kjo është e pamundur. Edhe kosto e transportit është e lartë.  Që Arta dhe fëmijë të tjerë si ajo të mund të marrin shërbimet e specializuara, World Vision ka filluar programin Tungjatjeta, që do të mundësojë vizita në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara. 

Si mund të Dhurosh?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti:

http://www.tungjatjeta.al/#dhuro