Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka shprehur shqetësimin për fëmijët të cilët punojnë në rrugë. Sipas KOMF vetëm gjatë 4, 5, 6 dhe 11 Qershor 2018, në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit janë vëzhguar dhe numëruar 153 fëmijë në situatë rruge nga të cilët janë intervistuar 81 fëmijë, 51 janë numëruar nëpërmjet vëzhgimit pas orës 22:00 të natës (prej tyre 4 fëmijë kanë fjetur në rrugë dhe 3 ishin fëmijë me aftësi të kufizuara).