1871 persona do të jenë përfitues direkt të projektit “Kia Green Light Project” që ka nisur të zbatohet në Bashkinë Librazhd.
Aktualisht po punohet për ngritjen e Qendrës Komunitare Multifunksionale, ku fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara do të marrin shërbime shëndetësore dhe psiko-sociale.
Ndiqni videon përmbledhëse të ceremonisë së inaugurimit për të mësuar më shumë rreth projektit, përfituesve, si dhe ndërhyrjeve që parashikohen të realizohen.
“Kia Green Light Project” financohet nga Kia, me mbështetjen e World Vision Korea, dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd .