Lapsi.al – Dy fëmijët shqiptarë denoncojnë pedofilin italian

Masimilliano-Croce-933x445

Arrestimi i italianit Masimilliano Croce për abuzim me të mitur në Itali ka zbuluar një skandal në Shqipëri. Gjatë kohës që 45-vjeçari ka qëndruar në Tiranë ka bashkëjetuar me një grua, por ai dyshohet se ka abuzuar me dy fëmijët adoleshentë të saj, të cilët kanë bërë dhe një kallëzim pas arrestimit të italianit. Kallëzimi për të është bërë nga dy adoleshentët, njëri 14 vjeç dhe tjetri 13, pasi kanë mësuar se abuzuesi i tyre është arrestuar. 45-vjeçari kishte rreth 3 vite që bashkëjetonte me gruan shqiptare në periferi të kryeqytetit.

https://lapsi.al/2018/10/29/dy-femijet-shqiptare-denoncojne-pedofilin-italian/