Hapësira miqësore dhe asistencë psiko-sociale për të miturit në konflikt me ligjin

You are here

  • 10-08-18 |

Hapësira miqësore dhe asistencë psiko-sociale për të miturit në konflikt me ligjin

Ky është komisariati i parë në Tiranë, ku të miturit do të trajtohen me standarde në përputhje me të drejtat e tyre ligjore, jo vetëm përsa i takon ambienteve fizike, por edhe qasjes së oficerëve të policisë gjyqësore që janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me ta.

Është e rëndësishme që të gjithë aktorët e përfshirë në sistemin e drejtësisë për të mitur të kenë një të kuptuar, përsa i takon standardeve të trajtimit të të miturve në procese ligjore. Çdo veprim i organeve të drejtësisë duhet të ketë në fokus mirëqenien e fëmijës dhe respektimin e parimit të interesit më të lartë të tij.”- u shpreh Eljona Boçe Elmazi, drejtoreshë e World Vision për Ballkanin Perëndimor gjatë inagurimit të kësaj hapësire miqësore në komisatiatin numër 5, në Kamëz në 10 shtator 2018.

Gjatë përurimit të Hapësirave Miqësore në komisariatin Numër 5 në Kamëz ishin të pranishëm zv/minisria e Punëve të Brendshme znj. Romina Kuko, zv/Ministri i Drejtësisë z. Toni Gogu, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Të rinjtë që ishin të pranishëm gjatë aktivitetit u shprehën se :“Interesi më i lartë i fëmijës duhet të drejtojë në çdo moment intervistimin, së bashku me parimin e konfidencialitetit”- Xhesika, 17 vjeç.

“Sugjerohet që oficerët e policisë gjyqësore të cilët do të intervistojnë fëmijët më të vegjël, të jenë pa uniformë policie. Pasi ata mund të jenë frikësuar nga prindërit për policinë kur kanë qeneë të vegjël, kjo duhet të ndryshojë. Oficerët të jenë të veshur si civilë, që fëmijët të flasin lirshëm.”- shprehet, Danieli nga grupet e Mbrotjes së Fëmijëve WV, 13 vjeç.

Gjatë vitit 2017 deri në korrik 2018, në 6 komisariate të Tiranës janë asistuar me shërbim psiko-social 283 të mitur që kanë probleme me ligjin apo janë viktima të veprave penale. Ndërkohë shifra vetëm për Komisariatin 5 në Kamëz, gjatë të njëjtës periudhë kohore arrin në 60.

(Dhoma për të mitur 0-14 vjeç)

Për të përmirësuar trajtimin e këtyre të miturve në komisariat, si dhe për të shmangur ri-viktimizimin e tyre gjatë intervistimit, World Vision në partneritet me organizatën Nisma për Ndryshim Shoqëror-ARSIS, mbështeti Komisariatin e Kamzës për herë të parë në Tiranë për krijimin e një hapësire miqësore për të miturit.

(Dhoma për të mitur 14-18 vjeç)

Kjo hapësirë konsiston në 3 ambiente të reja, 2 dhoma paralele të ndara sipas grupmoshës 0-14 vjeç dhe 14-18 vjeç dhe një dhomë ku ndodh ndjekja e procesit të intervistimit dhe regjistrimi për të dyja dhomat.

(Dhoma e vëzhgimit dhe regjistrimit të procesit të intervistimit) 

Tungjatjeta.al

 
Alesia
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Oligerta
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Arta
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Ardiani
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Altin
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni