Rinia për Rininë

You are here

Rinia për Rininë

Fuqizimi i adoleshentëve dhe të rinjve me qëllim që ata të mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, kërkon ndërhyrje të menjëhershme, shumëplanëshe dhe të mirëkoordinuara mes sektorëve të ndryshëm. Mbi të gjitha, programet dhe ndërhyrjet për të rinjtë kërkojnë që vetë ata të jenë pjesë e hartimit të tyre.

Aktiviteti “Rinia për Rininë” ka bërë bashkë 200 të rinj të moshës 15 - 18 vjeç nga 14 qytete të Shqipërisë në Qyteza e Fëmijëve në Korçë, në procesin e konsultimit me të rinjtë të dokumentit të Strategjisë për Rininë 2022-2029. Ky event u konceptua si një maratonë dyditore aktivitetesh në qytetin juglindor dhe synonte të krijonte hapësirën e duhur për të dëgjuar prej vetë adoleshentëve dhe të rinjve rreth problematikave që ata hasin në jetën e tyre, si dhe zgjidhjeve që propozojnë për të ardhmen. 

Nëpërmjet sesioneve të dedikuara, pjesëmarrësit në aktivitetin “Rinia për Rininë” diskutuan përgjatë dy ditëve rreth Dokumentit të Strategjisë, duke u ndalur në mënyrë të thelluar në secilën prej shtyllave që përbëjnë këtë strategji 7-vjeçare e që lidhen me aspekte të rëndësishme për jetën e të rinjve.

Po ashtu, të rinjtë pjesëmarrës dhanë sugjerime e rekomandime për përmirësimin e dokumentit të Strategjisë së Rinisë, duke propozuar zgjidhje konkrete për t’u përfshirë në të. Ata janë përfshirë edhe në aktivitete të ndryshme sportive, në disiplina të tilla si: volejbolli, basketbolli dhe stafeta.

Procesi vjen si një përmbyllje e rrugëtimit të konsultimeve paraprake për identifikimin e nevojave të të rinjve dhe propozimeve të tyre për zgjidhje, të cilin Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e nisi në verën e vitit të kaluar. Rreth 130 anëtarë të IMPACT Clubs, nga zonat në të cilat World Vision zbaton programin e saj, u bënë pjesë e këtyre takimeve paraprake të konsultimit. Shumë prej anëtarëve të IMPACT Clubs janë bërë po ashtu pjesë e aktivitetit “Rinia për Rininë”, duke u shndërruar kështu në influencuesit e rinj që përçojnë zërin e bashkëmoshatarëve të tyre pranë politikbërësve.

Strategjia Kombëtare për Rininë synon jo vetëm të adresojë problematikat aktuale që kanë të rinjtë në vendin tonë, të lidhura kryesisht me fuqizimin dhe pjesëmarrjen rinore, barazinë, mirëqënien dhe punësimin e të rinjve, inovacionin apo përfshirjen sociale të atyre të rinjve në vështirësi, por kërkon gjithashtu që t’i paraprijë zhvillimeve globale në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me World Vision Albania, Unicef Albania dhe Regional Youth Cooperation Office RYCO.

Tungjatjeta.al

 
Alesia
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Emanueli
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Klajdi
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni