A e dini se dhuna është një nga çështjet që prek më shumë fëmijët sot? Ajo mund të jetë e pranishme edhe aty ku mund të mos e shohësh. Por, sa të informuar jeni për llojet e dhunës dhe format që merr ajo çdo ditë në jetën e fëmijëve?
Merrni pjesë në Labirintin online për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të sprovuar veten! “Në Labirint” është i ndërtuar në formën e disa dilemave të cilat i hasim në jetën tonë të përditshme. Ju ftojmë që për secilën dilemë, të përzgjidhni një alternativë zgjidhjeje dhe të vijoni rrugëtimin tuaj deri në fund.
A do të arrini dot të gjeni daljen nga Labirinti?
“Në Labirint” është një projekt i ideuar dhe zbatuar nga World Vision Albania, në kuadër të fushatës “Duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve”.