World Vision ka konsultuar strategjinë kombëtare për 5 vitet e ardhshme me dhjetra përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të ambasadave dhe të akademisë.
Drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor, Eljona Boçe Elmazi tha në fjalën e saj, se sot është shumë i rëndësishëm partneriteti mes të gjitha hallkave, në mënyrë që të gjithë bashkë t’u vijmë në ndihmë
fëmijëve dhe familjeve në nevojë.
Konsultimi i Strategjisë Kombëtare ka në qendër fëmijët më në nevojë dhe u fokusua në tre çështje:
1-Shërbime të integruara në nivel komunitar për fëmijët më vulnerabël.
2-Struktura dhe sisteme të drejta përmes partneriteteve lokale dhe kombëtare për fëmijët më vulnerabël.
3-Fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe familjeve.