World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Unicef dhe TLAS zhvilluan sot një takim mbi “Konsultimin e akteve nënligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur”.
“Çfarë shkruhet në ligje është ndryshe nga ajo që ne shohim përditë në Kurbin. E kam lexuar paketën e ligjeve, ato janë shkruar shumë shumë bukur, por frika dhe meraku im është nëse ato do të zbatohen” – kështu iu drejtua Orkida, 14 vjeçe Ministrisë së Drejtësisë, ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave në takimin e sotëm.
Gjatë këtij viti përmes projektit për aksesin e fëmijëve në nevojë në drejtësi janë zgjidhur 202 çështje ligjore falas. Ky projekt, i mbështetur nga World Vision dhe i zbatuar nga TLAS, është shtrirë në Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Lezhës. Kurbinit dhe Dibrës.