Laureta Halili, një qytetare e komunitetit egjiptian në qytetin e Vlorës, denoncoi në emisionin “Stop” arrestimin dhe mbajtjen pa të drejtë të djalit të saj Kevi Bilaj në qelitë e paraburgimit. Ajo thotë se është është e divorcuar dhe nënë e 4 fëmijëve. Djali i saj akuzohet se ka vjedhur dy trupe motoresh në lagjen “Cole” të Vlorës. Në shtëpinë e saj kanë bërë kontroll dhe kanë mbajtur një procesverbal, por nuk kanë gjetur asnjë send të pretenduar ndërkohë që vazhdojnë t’i mbajnë djalin në paraburgim. Motorët janë gjetur në shtëpine e Eljo Muratit, por ky i fundit është lënë i lirë. Neni parashikon: “Kur gjykata vendos që arresti është i paligjshëm, duhet të vendos lirimin e menjëhershëm. Por dicka e tillë nuk ka ndodhur, ndaj e ëma e djalit kërkon drejtësi.