Klan tv – Tekste falas edhe për fëmijët në nevojë

Shtohen kategoritë e fëmijëve që do të përfitojnë tekstet falas në arsimin parauniversitar. Veç 125 mijë nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e katërt, do të përfitojnë edhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, apo që janë viktima të trafikimit dhe dhunës në familje, nxënësit me aftësi të kufizuar që vuajnë paraburgimin dhe shtresa sociale në nevojë. Për herë të parë do favorizohen edhe familjet që kanë më shumë se tre fëmijë.

http://abcnews.al/tekste-falas-edhe-per-femijet-ne-nevoje/