Klan Tv – Të miturit pre e shantazheve online

Lidhja e të miturve me celularin dhe internetin është shumë e madhe. Përdorimi për një kohë të gjatë dhe pa kontrollin e prindërve bën që ata të bien pre e shantazheve dhe videove. Psikologët e shohin këtë fenomen më të përhapur në shkollat 9-vjeçare. “Grupmosha 15-17, pra adoleshentët vuajnë më shumë nga shantazhimi i videove. Pasi ata rrinë për një kohë të gjatë në internet. Rreziku i madh vjen pasi ata pranojnë persona që nuk i njohin në rrjetet sociale. Ata e kanë si sens krahasues me miqtë dhe shokët ‘unë kam më shumë miq se sa ti’.”

https://tvklan.al/te-miturit-pre-e-shantazheve-online/