Sipas inspektimeve, ka rezultuar se kompania ka shkelje të rënda të kushteve higjeno sanitare, ku mungojnë dyert, ndërsa brenda në magazinë ka prani të konsiderueshme myku dhe mjetet e punës janë të ndryshkura. Subjekti po ashtu nuk ka certifikatën e gjurmueshmërisë së sigurisë ushqimore dhe nuk ka sistem vetëkontrolli, ndërsa AKU ka gjobitur dhe mbyllur këtë subjekt. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të ketë kontratë me institucionet shtetërore që ofrojnë ushqim për fëmijët. Ky biznes ka fituar tenderin për të bërë furnizimin me ushqime të shtëpisë së Foshnjes dhe ajo e pushimit në Durrës, disa kopshte dhe çerdhe në bashkinë e Skraparit, Lushnjës, Peqinit, Sarandës dhe Përmetit.
https://tvklan.al/subjekti-i-mbyllur-furnizon-cerdhet-dhe-kopshtet/