Pas transmetimit të pamjeve të dhunës verbale e fizike në Shtëpin e Foshnjes Vlorë në emisionin Stop, pesë punonjëset që janë shfaqur në video janë shkarkuar nga Bashkia e Vlorës. Lidhur me kët\ë skandal Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur grupin e kontrollit të përbërë nga punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, Shërbimit Social Shtetëror për vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve mbi të cilët është ushtruar dhunë. Nga ana tjetër disa shkresa të siguruara nga Avokati i Popullit tregojnë se situata ka qenë e njohur dhe e paralajmëruar rreth një vit më parv, por Bashkia e Vlorës nuk ka kthyer kurrë përgjigje, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror pasi ka realizuar monitorimin më 21.06.2017 është shprehur se nuk ka evidentuar probleme të sjelljes së stafit.