Klan Tv – Rama i delegon Gent Cakajt detyrën e ministrit të Jashtëm

rama-cakaj-933x445

Gent Cakaj do të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Delegimi i detyrës i është bërë nga Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e sotëm, ku Ditmir Bushati i kaloi stafetën kreut të qeverisë. “Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj z.Gent Cakaj, aktualisht zv/ministër, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi kryeministri.

https://tvklan.al/rama-i-delegon-gent-cakajt-detyren-e-ministrit-te-jashtem/