Klan TV – Mësuesja heroinë që mjekon plagët e gjakmarrjes

Mësuesja Liljana Luani, një grua nga Dukagjini ka qenë e ftuar në “Ka një mesazh për ty” nga nxënëset e saj. Prej më shumë se një dekade ajo shkon në malësitë e thella të Shkodrës për t’i dhënë mësim fëmijëve të ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Janë të shumta rastet kur mësuesja ka mundur të bëjë marrëveshje me gjakësit për t’i lejuar të frekuentojnë shkollën apo të bëhen pjesë e festave të 1 qershorit. Mësuesja rrëfeu se lufton fort që ky fenomen të ketë vëmendjen e duhur nga shteti dhe shoqëria.

http://tvklan.al/video-mesueja-heroine-qe-mjekon-plaget-e-gjakmarrjes/