Në datën 8 Maj 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e abuzimit seksual të një miture nga ana e burrit të hallës, Rezmi Turhani. Por edhe pse historia e fortë u provua me zë e me figurë, abuzuesi arriti të dalë pa u lagur nga drejtësia. Policia dhe Prokuroria e Beratit nuk regjistruan procedim penal për Rezmi Turhanin, duke dalë në kundërshtim me ligjet dhe Kodin Penal. Pavarësisht thirrjeve të shumta për apel nga emisioni “Stop” për të vendosur drejtësinë në vend, një pedofil endet i lirë, duke patur mundësinë për ta ringacmuar të miturën e abuzuar prej tij.