Shefki Mema, banor i Paskuqanit, i është drejtuar emisionit “Stop”, për shkak të problemeve me djalin e tij 7 vjecar me çrregullime të spektrit autik. I vogli nisi shkollën “Azem Hajdari” e deri në muajin tetor, çdo gjë shkonte mirë. Por më pas i thanë, se djali do të qëndronte vetëm 2 orë në shkollë, pasi nuk ecën dot me hapin e fëmijëve të tjerë. I ati kërkon, që djali i tij të ndihmohet, të përparojë në shkollë e marrëdhëniet sociale.