Për të parën herë në botë në Itali eksperimentohet një metodë e re për transportin e gjakut dhe organeve në raste urgjente. Mjeti është një dron i posaçëm, në brendësi të të cilit ndodhet një kapsulë inteligjente që nëpërmjet robotëve kontrollon temperaturën dhe nivelet e duhura të lagështirës. Falë aftësive të mjetit fluturues shkurtohet shumë koha e transportit të lëndëve jetësore nga një orë në vetëm 10 minuta. Ekspertët po shqyrtojnë rezultatet shkencore në mënyrë që kjo formë e re transporti të hyjë në përdorim në raste emergjence shëndetësore.