Megjithëse duke qenë dhe vetë një fëmijë, Xhena nuk ka kursyer asgjë për të zhvilluar aftësitë e vëllait të vogël autik që të flasë e të shkojë në shkollë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Edlira ftoi të bijën tek emisioni “E diela shqiptare” për t’i dhënë një mesazh vajzës së saj që ndoshta nuk kishte marrë vëmendjen e duhur gjatë gjithë kësaj kohe, por edhe për shkak të disa shenjave të rebelizmit së vajzës përballë familjarëve të tjerë të cilët sipas tyre, Lorenco thjesht duhej të ushqehej sepse për të tjerat nuk mund të bëhej asgjë. Ajo e pranoi se falë ndihmës dhe përkushtimit së Xhenës, vëllai i saj sot ka arritur përmirësime. Vajzës iu është rezervuar një surprizë në fund ku i është ofruar një bursë e plotë studimi falas për psikologji.