Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ka kujtuar 19 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund masakrave mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Në dedikimin e tij me rastin e shënimit të kësaj ngjarje, Presidenti Thaçi ka thënë se ne atë kohe u shënuan hapat e parë të rindërtimit të Kosovës që për dy vite përjetoi krime, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik.