Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ritheksuar edhe një herë se është kundër çdo ideje për shkëmbim apo korrigjim të kufijve. Ai u bën thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë këtë ide dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes.