Rezultatet e hulumtimit për Kërkesat e tregut lokal të punës për të rinjtë Shkodër/Ulqin – maj 2021
Qëllimi kryesor i këtij anketimi ishte të hulumtojë kërkesat e tregut të punës në sektorin e turizmit, për të rinjtë në Mal të Zi dhe Shqipëri, respektivisht në Ulqin dhe Shkodër.
Kjo analizë u realizua në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale (CFCU) e Malit të Zi dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatën Horizonti i Ri, Institucioni Publik Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin dhe shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.