“Grupe terreni për identifikimin e fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht, ndihmë e menjëhershme por edhe kallëzimin penal ndaj prindit ose kujdestarit të fëmijës, kur fëmija kthehet sërish në situatë rruge edhe pasi i është ofruar ndihmë apo alternativë punësimi prindërve”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në takimin e parë të Komitetit drejtues të programit të përbashkët rajonal të Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës, Romacted, i cili ka nisur në Tiranë.
http://www.javanews.al/ministria-e-shendetesise-inspektore-ne-terren-per-femijet-lypes/