“Histori të pathëna 3” – Konkurs Kombëtar i pikturës dhe vizatimit bardh e zi

World Vision Albania dhe UNICEF Albania ftojnë të gjithë artistët e rinj shqiptarë, të moshës mbi 16 vjeç (të cilët jetojnë brenda ose jashtë vendit), për të marrë pjesë në konkursin kombëtar të pikturës dhe vizatimit bardh e zi “Histori të pathëna 3”. Ky konkurs synon që përmes artit, të rrisë ndërgjegjësimin mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, i cili rrezikon njëjtazi si burrat dhe gratë, ashtu edhe vajzat dhe djemtë në Shqipëri.           

Histori të pathëna 3” do të shërbejë si një hapësirë ku artistët të mund të shprehin ndjesitë, interpretimet, këndvështrimet dhe përvojat e tyre në lidhje me këtë fenomen. Veprat e artit të krijuara përmes konkursit do të ekspozohen në galeri arti gjatë një aktiviteti publik, duke ofruar kështu një platformë ku vizitorët do mund të përballen me realitetet e ashpra që rrethojnë këtë fenomen. Njëkohësisht, aktiviteti do të synojë të sfidojë mendësitë mbizotëruese për trafikimin e qenieve njerëzore, duke nxitur të menduarin kritik dhe diskutime kuptimplota rreth fenomenit, e duke bërë thirrje për veprim.

Konkursi “Histori të pathëna 3” vjen në vazhdën e përvojës e suksesshme të dy edicioneve të realizuara në 2021 dhe 2022.

Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për t’i dhënë zë viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, për të kuptuar natyrën komplekse të fenomenit, si dhe për t’u bashkuar në përpjekjen e përbashkët për parandalimin, mbështetjen e viktimave dhe për të sjellë shpresë për një të ardhme më të mirë.

Për pjesëmarrjen në konkursin “Histori të pathëna 3”:

  1. Ky konkurs është i hapur për artistë të rinj 16+ vjeç, shqiptarë që jetojnë brenda apo jashtë vendit;
  2. Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë punimet e tyre me email në adresën: worldvisionalbania@wvi.org
  3. Secili pjesëmarrës mund të dërgojë deri në 3 (tre) punime;
  4. Çdo punim (pikturë dhe/ose vizatim bardh e zi) duhet të dorëzohet në një format fotografik (jpg; pdf; jpeg), duke përfshirë pamjen e plotë të punimit dhe të emërtuar si më poshtë: Untold Stories_Emri Mbiemri i aplikantit_titulli i punimit_numri i punimit;
  5. Nuk lejohet redaktimi/editimi i fotografive që tregon punimet/veprat artistike të dërguara nga pjesëmarrësit;
  6. Pjesëmarrësi duhet të konfirmojë me shkrim përmes emailit të aplikimit se ai/ajo është autori i punimit/eve artistike;
  7. Afati përfundimtar i dorëzimit të punimeve është 29 shkurt, ora 23:59.

Specifikime mbi punimin/et:

  1. Punimi/et e artit duhet të jenë vepër origjinale, e cila nuk është shfaqur më parë për publikun dhe/ose në aktivitete të tjera publike;
  2. Punimi/et e artit duhet të tregojnë këndvështrimin e autorit për fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe pse është konceptuar në të tillë formë punimi/et, çfarë dëshironi t’i përcillnin shikuesit;
  3. Nëse punimi/et përfshijnë person/a fizik, ata nuk duhet të jenë të identifikueshëm, ose pjesëmarrësi duhet të ketë pëlqimin e informuar të personit/ve të shfaqur në punim/e përpara se të përdorin imazhin e tyre;
  4. Secila prej veprave artistike duhet të përfshijë një titull, i cili duhet të vendoset në emailin e aplikimit, që korrespondon me numrin e veprës së artit, duke ndjekur shembullin: Untold Stories_Emri Mbiemri i aplikantit_titulli i punimit_numri i punimit;
  5. Vepra artistike duhet të shfaqë situata që kanë të bëjnë me skllavërinë moderne, trafikimin e qenieve njerëzore, format e shfrytëzimit duke përfshirë edhe kërcënimet në internet, ndikimin e trafikimit të qenieve njerëzore në jetën individuale dhe familjare, histori mbijetese, si ndikon trafikimi i qenieve njerëzore tek të rinjtë dhe fëmijët, etj.;
  6. Veprat e artit (piktura dhe/ose vizatim/et) duhet të jenë origjinale dhe nuk lejohen punime të realizuara/retushuar në mënyrë dixhitale..

Përzgjedhja e fituesve:

  1. Për këtë projekt është ngritur një juri për përzgjedhjen dhe vlerësimin e punimeve. Anëtarët e jurisë janë përzgjedhur me kujdes, bazuar në Terma Reference të mirëpërcaktuara dhe specifike. Juria përbëhet nga individë kompetentë, profesionistë dhe të paanshëm, duke u siguruar që të gjitha udhëzimet dhe procedurat e konkursit të zbatohen në mënyrë korrekte gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së çmimeve.
  2. Një përfaqësues nga WVA dhe nga UNICEF janë gjithashtu pjesë e panelit të vlerësimit dhe përzgjedhjes.
  3. Ideja, koncepti dhe origjinaliteti i veprës/veprave artistike janë parimet që do të udhëheqin procesin e vlerësimit/përzgjedhjes;
  4. Punimet e artit duhet të të ndajnë qartë një mesazh mbi temën e sugjeruar, të jenë të fuqishme, frymëzuese dhe fuqizuese;
  5. Veprat artistike duhet të synojnë të krijojnë një ndikim të përgjithshëm dhe tërheqje vizuale për audiencën e përgjithshme;
  6. Moszbatimi i kushteve të vendosura nën seksionin “Specifikime mbi punimin/et” do të çojë në skualifikim dhe refuzim të të pjesëmarrjes në konkurs;
  7. Fituesit do të njoftohen paraprakisht nga organizatorët, ndërsa shpallja e tyre për publikun do të bëhet gjatë aktivitetit final;
  8. Anëtarët e jurisë dhe familjarët e tyre të ngushtë nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë konkurs.

E drejta e autorit për punimet artistike:

  1. Autori i punimit/eve do të firmosë një dokument i cili i jep UNICEF Albania të drejtën e autorit mbi punimin/et;
  2. Për aplikimet e përzgjedhura për të marrë pjesë në ekspozitën finale, autori i veprës/punimit do t’i japë World Vision Albania dhe UNICEF Albania të drejtën për përdorim ekskluziv, të pakufizuar dhe pa pagesë, të fotografive të veprave artistike. Fotografitë do të jenë të përdorshme në aktivitete që lidhen me konkursin, ekspozitën, arkivin publik dhe të gjitha aktivitetet promovuese dhe edukative, si edhe do mund të shpërndahen në të gjitha mediat, përfshirë ato sociale, mediat online dhe të shkruara;

Ekspozita e artit:

  1. Një ekspozitë publike do të organizohet për të përmbyllur konkursin “Histori të pathëna 3” duke shfaqur një përzgjedhje të veprave artistike më të mira pjesëmarrëse në konkurs;
  2. Të gjitha punimet e shfaqura në ekspozitë duhet të jenë versioni origjinal i veprave të artit (pikturë ose vizatime bardh e zi);
  3. Autori ruan të drejtën e pronësisë materiale të veprës artistike dhe nëse dëshiron mund ta marrë përsëri atë mbrapsh pas përfundimit të ekspozitës;
  4. Për qëllimin e projektit dhe ekspozitës, secila prej pikturave dhe/ose vizatimeve do të etiketohet duke përmendur: emrin e ekspozitës, autorin e veprës artistike, titullin e veprës artistike;
  5. Veprat e shfaqura do të fotografohen në një format me rezolucion të lartë, të përdorshme për qëllime printimi dhe qëllimin e shumëpërdorimit të veprës artistike;

Fituesit:

  1. Nga ky konkurs do të përzgjidhen 3 fitues. Secili prej tyre do të marrë si shpërblim një tablet dhe një libër artistik;
  2. Çdo fitues do të njoftohet me telefon dhe email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emrat e saktë, numrat e telefonit dhe adresat e emailit të sakta;
  3. Nëse një fitues nuk është i arritshëm brenda shtatë (7) ditëve të javës, dhe/ose nuk përgjigjet, çmimi do t’i jepet pjesëmarrësit të radhës, sipas rendit të përzgjedhur nga juria; 
  4. Nuk do të ketë zëvendësime ose kompennsim në para për çmimin;
  5. Punimet e artit do të prezantohen dhe ekspozohen në një ekspozitë publike;