Shqipëria sot do të mësojë fatin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndërkohë komisioneri për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, i ka bërë thirrje bllokut që të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e dhënies së një “sinjali pozitiv” për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.