Një tjetër projektvendim pret miratimin në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përkatësisht do të kompensohet ushqimi për fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë”. Ky kompensim ushqimor do ti shtohet masës së ndihmës ekonomike.