Gazeta Shqiptare – Dogji shtëpinë në Fier, gruaja rrëfen pse tentoi të mbyste vajzat binjake

shtepia

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me djegien e shtëpisë në Fier një ditë më parë, ku gjithashtu 42-vjeçarja Rudina Kishta tentoi të mbys dy vajzat e saj binjake. Mësohet se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme. Kjo ka bërë që 42 vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Ajo ka thënë se vajzat kërkonte t’i hiqte qafe që të mos vuanin.

http://www.gsh.al/2018/08/14/dogji-shtepine-ne-fier-gruaja-rrefen-pse-tentoi-te-mbyste-vajzat-binjake/