Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Tepelenës, ku prindërit e një vajze të klasës së pestë akuzojnë mësuesin Myzo Dida 63-vjeç, se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre. Sipas familjarëve ngacmimet kanë nisur që prej dy vitesh më parë dhe se vajzës i është bërë presion nga ana e mësuesit për të mos treguar. Duke folur për gazetaren e ‘’Fax News”, familjarët shprehen të tronditur me atë që iu ka ndodhur, ndërsa shtojnë se vajzën e kanë çuar të bëjë vizita gjinekologjike.