Faxweb.al – Fëmija në gjendje të rëndë, ambulanca nuk shkon dot në Kolonjë. Nisen zjarrfikëset

emergjenca

Prej disa ditësh tashmë vendi është nën pushtetin e borës dhe motit të ftohtë, ndërsa disa fshatra mbeten të bllokuara duke sjellë dhe rreziqe për jetën e personave që kanë probleme me shëndetin. Së fundmi raportohet se në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës një fëmijë i sëmurë rëndë kërkon ndihmë. Autoambulanca nuk shkoi dot për shkak të terrenit me dëborë. Forcat zjarrfikse janë nisur për ta transportuar në spital fëmijën.

https://www.faxweb.al/femija-ne-gjendje-te-rende-ambulanca-nuk-shkon-dot-ne-kolonje-nisen-zjarrfikeset/