Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmë ku një 17-vjeçare është bllokuar brenda në një banesë e cila ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në Rragam të Shkodrës. 17-vjeçarja, emri i së cilës është Elizabeta Kola dhe ishte e paralizuar, është transportuar për në spitalin e Traumës. Policia ka nisur hetimet pasi nuk janë njoftuar zjarrfikëset. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.