Faxweb – Seanca ndaj mësuesit që abuzoi seksualisht me të miturën, flet babai: Është e traumatizuar, merr ilaçe

Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj mësuesit Myzo Dida, 63-vjeç i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë të klasës së pestë në një shkollë të Tepelenës. Për ngjarjen foli edhe babai i vajzës i cili tha se ka marrë ilaçe për të bijën për shkak të stresit që ka. Ai tha gjithashtu se asaj i janë bërë edhe vizita të vazhdueshme sepse minorenja nuk e përballon dot stresin pa marrjen e ilaçeve. Avokati i minorenës ka deklaruar se Prokurori e ka dërguar çështjen në gjyq për vepra të turpshme, sepse ka konkluduar në bazë provave të siguruara se i pandehuri Myzo Dida e ka kryer veprën penale, vepër e cila sipas tij parashikon dënimin nga 3 vjet deri në 7 vite burg.

https://www.faxweb.al/seanca-ndaj-mesuesit-qe-abuzoi-seksualisht-me-te-mituren-flet-babai-eshte-e-traumatizuar-merr-ilace-video/