Gjatë shoqërimit nuk kam pasur dhunë, por në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ka qenë komplet gjë tjetër. Aty ka pasur dhunë. Më kanë goditur tek qafa dhe te faqet. Kur më godisnin, erdhi një oficer tjetër e tha lëreni se ky na hap punë se është i vogël. Pastaj përballë disa oficerëve më pyetën nëse do të them gjë për dhunën dhe duke parë se ishin shumë e mund të më rrihnin sërish, thashë jo.