Familja e Bajram Nelës në zonën e Laprakës ka vendosur që të ngujohet brenda shtëpisë në mënyrë që të shmangë prishjen e godinës së tyre nga ana e fadromave të IKMT-së. Banesa e tyre rrezikon të shembet në kuadër të projektit për Unazën e Madhe të Tiranës. Brenda dhomës në katin e dytë të banesës janë ngujuar të gjithë familjarët mes tyre dhe fëmijët.