Exit.al – Vazhdon protesta në Tiranë, Rama takim me studentët në Vlorë

Në ditën e 15-të të protestës, studentët vazhdojnë me të njëjtin qendrim: nuk ka tërheqje nga 8 kërkesat dhe kërkojnë plotësimin e tyre pa negociata. Edhe sot, studentët kanë bojkotuar mësimin dhe pasi janë mbledhur në fakultetet përkatëse, po marshojnë drejt kryeministrisë. Ndërkohë Kryeministri Rama po merr pjesë në një takim me studentë në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë. Nga protesta në Tiranë, studentët akuzojnë Kryeministrin se po e zhvillon takimin në Vlorë me të rinj të FRESH, njësoj si në takimin e sajuar në emisionin Top Show, dhe jo me studentë që kanë protestuar.

https://exit.al/2018/12/vazhdon-protesta-ne-tirane-rama-takim-me-studentet-ne-vlore/